Zbarkimi i fundit i “Katër i Radës” ne Otranto

KATER I RADES

Relikja e anijes ku vdiqën 81 shqiptarë kujton në Otranto të gjitha viktimat e udhëtimeve të shpresës. Fari dhe busulla do të kthehen në Shqipëri.

Eshtë inauguruar në Otranto monumenti “Zbarkimi, vepër e Humanitetit Emigrues”, i bërë menjëheërë i famshëm, sepse është realizuar duke përdorur pjesën e sipërme të anijes shqiptare “Katër i Radës”, që të premten e shenjtë të vitit 1997 u fundos në kanalin e Otrantos, pas përplasjes me motovedetën “Sibilla” të Marinës ushtarake italiane. Viktimat ishin 81 dhe në pjesën më të madhe ishin gra e fëmijë.
Vepra është ideuar dhe realizuar nga artisti grek Costas Varotsos, i zgjedhur nga Bienalja e Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut, si dhe nga Copeam, me mbështetjen e Komunës së Otrantos dhe nga Instituti i Kulturave Mesdhetare të Provinës së Leçes. Të gjithë këto subjekte e kishin përzemër transformimin e anijes, në një monument që i kushtohej të gjitha viktimave të detit.
Historia e tragjedisë së të Premtes së Shenjtë të vitit 1997 ishte e gjatë dhe e trazuar, ashtu siç ishte ajo e relikes së Katër i Radës, e harruar për vite të tërë në heshtje totale edhe nga qeveria shqiptare, kur mendohet se gjithçka e mbetur rrezikonte deri edhe shkatërrimin total. Për vite me radhë, familjarët e viktimave kërkuan që skeleti i anijes të rikthehej në Shqipëri.Ishte Vëzhguesi Ballkanik i Brindisit që ndoqhi nga afër historinë e familjarëve dhe të fatit të rlikes, duke sensibilizuar opinionin publik. Shoqata “Skënderbeu” e Bolonjës i bëri një apel guvernatorit të Puljas, Nichi Vendola, në mënyrë që Katër i Radës të mos shkatërrohej. Gazetari Alessandro Leogrande, autor i një libri mbi tragjedinë ia prezantoi rastin deputetes së PD, Teresa Bellanova, e cila me një interperlancë në Këshillin e Ministrave kërkoi më kot impenjimin e Qeverisë italiane, për të rënë dakord me shtetin shqiptar mbi kostot dhe modalitetin e restaurimit të relikes. Mirëpo ishte ndërhyrja e shoqatës humanitare Integra Onlus, e drejtuar nga Klodiana Çuka, me mbështetjen e plotë të Komunës së Otrantos, që shpëtoi “Katër i Radës” nga prishja totale.
Por inaugurimi i monumentit s’i ka shuar polemikat. Të dërguar në përurimin e veprës, përfaqësuesit e familjarëve të viktimave nuk kanë pranuar që monumentin ta zbulonin ata, pasi mbeten të mendimit se historia e Katër nuk ka marrë fund. Për ata, ngushëllimi i vetëm do të jetë rikthimi në Shqipëri i dy pjesëve të anijes: fari e busulla. Falë përkushtimit të dy artistëve të rinj shqiptar Arta Ngucaj e Arben Beqiraj, mund të marrin dy copat e anijes së pafat të Vlorës, aty ku do të përdoren për të krijuar një monument të vogël për viktimat e detit, që ndan Shqipërinë e Italinë. Teksa në Otranto, si verpër të tyre, kanë sjellë panele me fotot dhe emrat e viktimave të “Katër i Radës”, me titullin domethënës të marrë nga “Ferri” i Dantes:  ‘l mar fu sovra noi richiuso’ (Deti mbi ne u rimbyll).

 

Fonte: zenaqama.wordpress.com

Leave your comment