“Kanuni shqiptar” në Romë: historia e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri

il codice albanese
Pas një sërë projektimesh në Pulja, shoqata Integra onlus sjell në Romë dokufilmin e prodhuar nga Gady Castel e Yael Katzir, “Kanuni shqiptar”. Vërtet, më 2 shkurt, në orën 17.30, në Qendrën e Studimeve Amerikane, me pjesëmarrjen e regjizorit Gady Castel, do të bëhet e njohur historia e mijëra refugjatëve hebrenj, që u pritën dhe u fshehën nga shqiptarët, për të cilët ishin në “besë”
Historia e hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, edhe një herë në qendër të vëmendjes në Itali. Pas një sërë projektimesh në Pulja, shoqata Integra onlus sjell në Romë dokufilmin e prodhuar nga Gady Castel e Yael Katzir, “Kanuni shqiptar”. Vërtet, më 2 shkurt, në orën 17.30, në Qendrën e Studimeve Amerikane, me pjesëmarrjen e regjizorit Gady Castel, do të bëhet e njohur historia e mijëra refugjatëve hebrenj, që u pritën dhe u fshehën nga shqiptarët, për të cilët ishin në “besë”. Gjatë Holokaustit, që e gjithë bota e kujton sot (27 janar) me një Ditë të veçantë, Kanuni shqiptar shërbeu pikërisht për shprehur solidaritetin me ata, që konsideroheshin asgjë nga nazistët; solidaritet i guximshëm, që nuk ka të dytë në krejt globin, siç dëshmon regjizori, edhe ai hebre.
Dokufilmi është paraqitur e pritur ngrohtësisht në Shqipëri në vitin 2019 dhe 2021. Turneu i tij në Itali, në vitin 2020, u anulua për shkak të pandemisë, por Integra onlus, presidentja e së cilës është shqiptarja Kloadiana Çuku, e cila është kujdesur edhe për titrat e përkthimit në italisht, në bashkëpunim me shoqata dhe me institucione të tjera, realizon tani këtë turne, që vijon deri më 30 janar në Pulja dhe e sjell filmin më 2 shkurt në Romë. Edhe falë kontributit të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen institucionale të ambasadave izraelite në Tiranë e në Romë, të ambasadës italiane në Tiranë dhe të ambasadës së Shqipërisë në Romë. Pjesëmarrja në takim është falas.
Fonte: vaticannews.va